Kështu shprehen mediat austriake për fitoren ndaj Shqipërisë

Mediat austriake janë shprehur pothuajse njëzëri pas fitores së përfaqësueses së tyre 2:1 ndaj Shqipërisë, duke e konsideruar triumfin si shumë të vështirë.

“Mes shumë problemeve, megjithatë Austria ia doli që të mposhtë një kundërshtar të fortë si Shqipëria, me rezultat të ngushtë 2:1″, ka shkruar “Kurier”.

“Në pjesë e luajtur mirë, i mjafton Austrisë për të rrahur Shqipërinë”, ishte titulli i “Sportnet”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Austria fillon suksesshëm vitin, duke mposhtur minimalisht Shqipërinë 2:1″, shkroi “Sport.oe”.

Fjalë të mëdha për Shqipërinë tha edhe ylli i madh i Austrisë, David Alaba.