Kështu komentohet humbja te Prishtina, ‘gozhdojnë’ lojtarët

Prishtina sot kë pësuar humbje ndaj Llapit me rezultat 3:0.

Në raportin e ndeshjes të publikuar në ueb faqe, Prishtina kritikon lojtarët e saj.

“Nuk mbahet në mend kur Prishtina i ka pranuar tre gola në kampionat e edhe më shumë nuk mbahet në mend kur ka pësuar humbje të thellë 3:0. Sot asgjë nuk funksionoi”.

“Llapjanët shpejtë rehatuan kryeqytetasit dhe pjesa tjetër e lojës ishte mundim në vete për futbollistët tanë”.

7.Llapi-Pri-3-0-1tetor2017

“Është e pajustifikueshme mos të rrezikosh më shumë se njëherë (Mankenda pingulen), sepse edhe mund të pësosh tre gola, por mos të rrezikosh asnjëherë, e pabesuar se mund t’i ndodh një skuadre siç është Prishtina, ose mbase ka futbollistë që janë të mbivlerësuar dhe kaq është “kaçiku” i tyre e kërkohet nga ta më shumë se që mund të japin”.

“Mos të shënosh gol në tre ndeshje rresht, edhe kjo ka kohë që nuk i ka ndodhur skuadrës dhe mirë që kampionati pushon dhjetë ditë e mbase skuadra do të merr veten”, thuhet në  fillim të raportit.

6.Llapi-Pri-3-0-1tetor2017