Kështu festoi Neymari golat e Parisit ndaj “Djajve të Kuq”

 

Paris Saint Germain hodhi një hap të madh drejt çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse pa Neymar në fushë, francezët arritën të mposhtin pastër 2-0 Manchester United, duke qenë kështu me një këmbë në fazën tjetër. Golat e Kimpembe dhe Mbappe i japin shpresa PSG-së, transmeton Gazeta Olle.

Dyshja franceze ka “çuar” në këmbë dhe yllin brazilian, Neymar, video e të cilit është bërë virale në rrjetet sociale.

27 vjeçari shihet teksa feston golat e skuadrës së tij, të cilën mund ta gjej në çerekfinalen e Championsit pasi të rikuperohet nga dëmtimi në kavilje.