Kështu duket grupi i Shqipërisë pas ndeshjeve të sotme, luftohet për vendin e tretë (FOTO)

Kombëtarja e Spanjës e ka mposhtur 3:0 Shqipërinë në Rico Perez”, për t’u kualifikuar edhe matematikisht në Kupën e Botës.

Spanja është treguar e fortë për Shqipërinë në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Rico Perez” të Alicantes.

Pas ndeshjeve të treta Spanja i prinë grupit me 25 pikë derisa Italia ka 20 sosh.

Shqipëria ka 13 pikë në vendin e tretë derisa Izraeli ndodhet e katërta me 12 pikë.

Maqedonia ka 8 pikë kurse Lihtenshtajni e mbyll grupin pa pikë.

Shqipëria lufton për pozitën e tretë derisa ndeshjen e ardhshme e luan në Shkodër ndaj Italisë kurse Spanja e sfidon Izraelin në udhëtim. Maqedonia takohet me Lihtenshtajnin. /Gazeta Olle/

gru Spanja e fortë për Shqipërinë, kualifikohet në BotërorLlullaku