Kështu duket grupi i Kosovës U-19 pas fitores ndaj Izraelit (FOTO)

Kosova U-19 e ka mundur Izraelin në ndeshjen e dytë kualifikuese për EURO 2019 shkruan GazetaOlle.com.

Djelmoshat e trajnerit Ramiz Krasniqi fituan me shifrat 1:2.

Si fillim, Izraeli kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Almog në minutën e 32-të kurse sulmuesi i Dritës, Leutrim Kryeziu, me dy gola në minutat 41 dhe 44 ia solli fitoren e parë Kosovës.

Ndeshja u zhvillua në Austri prej orës 16:30.

Në takimin e parë, Kosova U-19 u mposhtë nga Austria U-19, 1:0.

Ndërkohë, Izraeli mposhti Lituaninë, me të cilën Kosova ndodhet në grup.

Austria i prinë grupit me gjashtë pikë, Kosova ndodhet e dyta me tre aq sa ka edhe Izraeli. Lituania e mbyll grupin pa pikë. /Gazeta Olle/

G Kosova U-19