Kështu do t’i presin Gjimmat skuadrën e Hajvalisë

Së Istogut i duhen pikët si asnjëherë më parë këtë e dëshmon edhe fakti se tifozët istoguas Gjimmat janë mobilizuar.

“Tifozëria e qytetit tonë ‪‎Gjimmat‬ i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të komunës se Istogut, që nesër në ora 14:00 të vijnë masovikisht në stadium, për ti përkrahur djelmoshat tanë në ndeshjen shumë të rëndësishme përballë Hajvalisë”.

“Klubi i qytetit tonë ka nevojë për përkrahjen tonë në ndeshjen e nesërme që zhvillohet kundër Hajvalisë në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog. Gjimmat tubohen në tribunën e vogël duke filluar nga ora 13:00”, thuhet në njoftimin e tifozëve të klubit,

Ndeshja fillon në ora 14:00.

gjimmatt