Kështu do të duket stadiumi “Adem Jashari” pas renovimit

Stadiumi olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë së shpejti pritet të hyjë në fazën e renovimit të tërësishëm.

Aty, siç ka paralajmëruar Ministri i Sportit, Kujtim Gashi do të investohen rreth 10 milionë euro.

Reporteri.net ka siguruar fotografi se si pritet të duket ky stadium pas renovimit. Ai do të ketë rreth 18 mijë ulëse.

Nga ana tjetër, ditë më parë, ministri Gashi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli njoftuan se edhe Stadiumi Kombëtar do të nisë së ndërtuari në verë. Lokacioni i tij është në Komoran.