Kështu arsyetohet Munishi për humbjen kundër 89-shit

Ismet Munishi e ka pësuar humbjen e dytë me Hajvalinë në tri ndeshje, ndërsa kësaj radhe u gjunjëzua kundër Trepçës ’89. Ai fajin ja la përgatitjet fizike, pasi ‘minatorët’ sipas tij ishin të më të përgatitur se djelmoshat nga paralagjja e Prishtinës.

 “Ndoshta skuadra jonë nuk e ka kapacitetin që dy ndeshje të mbajë ritmin. 89 shi tregoi përgatitje më të mirë fizike. Në pjesën e dytë ne çaluam. Po t’i konkretizonim rastet në pjesën e parë do të hynim më të rezervuar, mirëpo përballë 89-shit. Erdhi në pyetje përgatitja më e mirë fizike”.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve, mund t’i konkretizonim rastet. Na mbetet të punojmë.  Erdhëm për fitore, nuk erdhëm për barazim, por përgatitja ishte më e mirë e 89-shit”, deklaroi Munishi pas ndeshjes. /olle/