Kërkuan të luajnë në “Fadil Vokrri”, i dhanë leksion Prishtinës dhe nderuan kryetarin për ditëlindje: Flamurtari meriton duartrokitje

Flamurtari i dha leksion Prishtinës duke e mundur 2:0 në “Fadil Vokrri”. 

Kuqezinjtë luajtën që nga minuta e 20 me një lojtar më pak dhe fituan derbin, përcjellë Gazeta Olle.

Flamurtari meriton duartrokitje pasi që këtë sfidë të rëndësishme për t’i ikur barazhit, kërkoi ta luajë pikërisht në fushën e Prishtinës, pasi që terreni në “Xhemajl Ibishi” nuk ishte në nivel.

Ekipi i Arsim Thaçit bëri paraqitje të mrekullueshme dhe triumfoi me golat e Alban Shillovës dhe Egzon Krasniqit.

Ata pas ndeshjes fitoren ia dedikuan kryetarit Imer Ademi, duke festuar me të në fushë.

”Këtë fitore ia dedikojmë kryetarit tonë”, deklaroi trajneri Thaçi pas ndeshjes. /Gazeta Olle/