Kërkesat e Ahmed Januzit janë enorme, as Drita as Prishtina nuk mundet t’i plotësojë

Sulmuesi vushtrrias Ahmed Januzi në ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes.

Ai me gjasa të mëdha nuk do të vazhdojë me Prishtinën, pasi oferta e ofruar nga Prishtina dhe ajo që do lojtari nuk janë përputhur.

Drejtori Sportiv i Dritës, Fisnik Kërçeli, po ashtu e ka pohuar se oferta e Dritës me kërkesën e lojtarit janë largë.

“Jo, kemi pasur takime dhe e respektojmë shumë si futbollist, realisht na duhet një në pozitën e tij. Por, ne i kemi prezantuar ofertën tonë dhe programin, kërkesa e tij dhe programi jonë, janë shumë larg”.

ahmed januzi

“Kjo nuk do të thotë që nuk mund të arrijmë marrëveshje në të ardhmen, por të hënën jo shanset janë zero dhe nuk është aspak e vërtetë”, ka thënë Kërçeli.

Drejtori i Klubit, poashtu shtoi se të hënën mund të prezantojnë përforcimin e radhës.

“Të hënën dhe në ditët në vazhdim mund të sjellim freski në klub. Por, për momentin nuk do të thoja emra ngaçë jemi në diskutim e sipër dhe jemi në kërkim të futbollistëve cilësor nga Kosova dhe Rajoni. Muaji është i gjatë dhe nuk po ngutemi”, ka thënë Kërçeli.

fisnik kerceli kerqeli

Drita u shpall kampion i Kosovës për edicionin 2017-2018 pas 15 vitesh, ndërsa ishte pjesë e garave ndërkombëtare të Ligës së Kampionëve, ku edhe kaloi raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.