Kërkesa interesante e Kukësit: E do një të FIFA-s

Klubi i Kukësit ka depozituar dje në institucionin e futbollit shqiptar një kërkesë zyrtare drejtuar sektorit të gjykimit. “Duke parë rëndësinë e takimit me një rival në luftën për titull si Skënderbeu, kërkojmë që ndeshja të gjykohet nga një kryesor që mban stemën e FIFA-s”, citohej ndër të tjera në kërkesën e Kukësit.

Klubi verilindor nuk ka më besim tek arbitrat e tjerë, prandaj dhe, për herë të dytë brenda javës, bën kërkesë që ndeshjet e rëndësishme të këtij sezoni të gjykohen nga arbitra ndërkombëtarë. Nuk dihet nëse sektori i gjykimit do ta pranojë kërkesën e Kukësit, ashtu siç bëri në takimin e një jave më parë ndaj Partizanit, kur arbitroi Lorenc Jemini. Ky i fundit, bashkë me Bardhyl Pashajin dhe Enea Jorgjin mbajnë stemën e FIFA-s