Kërkesa e Xhebrailave: Skuadra therandase ndryshon ngjyrën e fanellave

Qyteti i Suharekës është bërë faktor në sportin kosovar. Në fakt ky qytet edhe në të kaluarën është identifikuar me sukseset që i ka dhënë sportit, por sivjet me “shpërthimin” e Ballkanit në futboll sikur ka bërë që e gjithë vëmendja e opinionit të përqendrohet në këtë qytet.

Klubet nga ky qytet po shkëlqejnë edhe në sporte të tjera. Në futboll, Ballkani aktualisht i prinë renditjes tabelore, derisa Ylli vazhdon të jetë rival i madh në basketbollin kosovar, kjo edhe ka bërë që tifogrupi “Xhebrailat” të mobilizohen edhe më shumë dhe ta mbështesin maksimalisht klubet e këtij qyteti.

Megjithatë, një problem i vogël por që u tejkalua ishte me klubin e volejbollit.

KV Theranda e cila kohëve të fundit u prezantonte në Superligë me disa ngjyra fanellash dhe ky fakt nuk u ka pëlqyer “Xhebrailave” që kishin drejtuar një kërkesë te kjo skuadër që t’i bartin fanellat me ngjyra tradicionale dhe kjo kërkesë tashmë është aprovuar dhe KV Theranda ka prezantuar fanellat e reja që do t’i bartë në sezonin 2020-2021.Image

Këtë e ka sqaruar prijës i “Xhebrailave”, Korab Elshani në një prononcim për Zëri.info.

“Ne iu kemi drejtuar me një kërkesë skuadrës që të prezantohen vetëm me ngjyra tradicionale dhe kjo kërkesë është aprovuar dhe gjithçka është sqaruara. Pra është ndërhyrë në ngjyrë dhe logo dhe kjo skuadër do ta ketë mbështetjen e plotë tonën”, ka thënë përfaqësuesi i “Xhebrailave”, Korab Elshani.