Kërcënon Blatteri

Sepp Blatter është shumë i shqetësuar me rastet e shpeshta raciste në stadiumet e futbollit në Rusi.

Kryetar i FIFA-s, Sepp Blatter ka thënë se ai është i shqetësuar me të gjeturat e një studimi që nënvizon nivelin e lartë të racizmit në Rusi, para Kupës së Botës që do të mbahet më 2018.

 

Blatter ka thënë se, nëse sjelljet raciste të tifozëve nuk ndalojnë, atëherë duhet të ndërmerren disa sanksione.

 

Ai e ka konfirmuar se e ka pranuar një raport që tregon detaje të rasteve të ofendimeve gjatë dy viteve të fundit.

 

“Normalisht që jemi të shqetësuar. Padyshim”, tha Blatter për Associated Pres.