Kelmendi: ‘Rruk’, s’do të flesh natën duke e ditur se me kë do të luash

Pas deklaratave të Përparim Islamit, i cili tha se Hajvalia do të shfryhet në Dritën të hënën, ka ardhur kundërpërgjigja e gjilanasve. Mesfushori anësor Shqipërim Kelmendi, ironizoi keq me ‘Rrukun’ duke shtuar se Drita do të luajë për fitore ndaj ‘arushave’.

“Përparimit mund t’i them që do të pendohet me ato fjalë, pasi që ai s’do të flejë një natë para ndeshjes duke menduar se kundër kujt do të luajë. Ne do të shkojmë për fitore dhe nuk do të mbrohemi. S’i frikësohemi askujt, aq më pak Hajvalisë. Ata e kanë presionin ndërsa ne jo”, deklaroi Kelmendi për Gazetën Olle.

Hajvalia-Drita zhvillohet të hënën me fillim prej orës 13:00. /Gazeta Olle