KEK-u nuk ndalet, vazhdon me përforcime

Skuadra e KEK-ut nuk ka të ndalur. Pasi ka angazhuar trajner Alban Dragushën dhe ka bërë disa transferime, skuadra nga Obiliqi ka zyrtarizuar futbollistin e radhës.

Bëhet fjalë për Amir Prishtinën, i cili kalon prej Vushtrrisë në skuadrën e KEK-ut, shkruan Gazeta Olle.

Mesfushori më herët ka luajtur në Trepçë, derisa shkon në KEK, me synimin për të shpëtuar nga rënia në Ligën e Parë.