KEK-u motivohet para derbit me Flamurtarin

Skuadra e KEK-ut që të shtunën zhvillon derbin me Flamurtarin në Ligën e Parë, sot ka pasur një mysafir special.

I pranishëm ka qenë gjermani, bashkëpronari i klubit, Rahmer, i cili edhe e ka ndjekur stërvitjen e skuadrës.

Për më shumë, prezenca e tij i ka motivuar futbollistët që të japin maksimumin në duelin e radhës, të fundit për këtë stinor, transmeton Gazeta Sheshi.

Madje, faqja e KEK-ut në Facebook paralajmëron se ditë të mira po vijnë për klubin.