Kejvina Kthella flet për flirtin me futbollistin e Kombëtares shqiptare

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, u kap “mat” në krahët e modeles Kejvina Kthella në një nga klubet e natës në Tiranë.

Në foton e publikuar nga “intv.al” ata dukeshin mjaft të afërt, por ka qenë Kejvina që në një prononcim për “iconstyle.al” ka treguar versionin e saj në lidhje me lajmin e bërë publik në mediat rozë.

“Nuk është e vërtetë që ne jemi të lidhur. Madje ne nuk kemi qenë aspak në tavolinë bashkë, ai ka qenë vetëm një moment që ai është afruar të më thotë diçka”, është shprehur modelja, transmeton Gazeta Olle.