KE i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës,

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti sot mbledhjen e radhës nën drejtimin e z. Agim Ademi, zv. president, ku analizoi përgatitjet për Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor për president të FFK-së.

KE konstatoi se përgatitjet po rrjedhin sipas dinamikës së paraparë dhe konform akteve normative të FFK-së dhe çdo gjë është gati për mbajtjen  e kuvendit.

Zv.Presidenti Ademi i njohu anëtarët e KE-së për mysafiret që do të vijnë nga UEFA dhe FIFA si dhe përfaqësuesit tjerë nga federatat e rajonit dhe mysafirë tjerë të ftuar.

2-11

KE shqyrtoi edhe tri projektet që duhet të vazhdohet me implementimin e tyre, siç janë 12 fushat me bari artificial dhe në koordinim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe komunat të vazhdohet me procedurat e nevojshme për fillimin e ndërtimit të tyre.

Po ashtu edhe për Qendrën teknike stërvitore në Obiliq duhet të fillohet me procedura e zbatimit të plotë të këtij projekti. KE mori vendim edhe për rinovimin e selisë së FFK-së për të funksionalizuar të gjitha pjesët e objektit.

KE ka shqyrtuar edhe riformatimin e Komisioneve me njerëz profesional dhe adekuat. Në vazhdim KE ka shqyrtuar edhe kontratat me sponsorët TEB dhe Malësia Reissen. KE shqyrtoi edhe organizimin sa më të mirë të ndeshjes testuese në stadiumin e Prishtinës me të gjithë parametrat dhe ku do të jetë një ndeshje miqësore me veteranët e futbollit gjerman, të cilët kanë shprehur gatishmërinë që të vijnë në Kosovë.

3-11

Po ashtu KE ka përkrahur nismën për festimin e ditëlindjes së 58 –të të ish presidentit Fadil Vokrri dhe kjo të bëhet me shumë aktivitete gjatë ditës 23 korrik.

Njëherësh KE falënderon presidentin e Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi që ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të presidentit Vokrri, KE dhe zhvillimit të futbollit në përgjithësi duke e dekoruar me Medaljen jubilare për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Sikur që KE falënderon edhe komunën e Prishtinës për nismën që ka marrë që stadiumi i qytetit në Prishtinë të emërtohet me emrin e legjendës së futbollit dhe ish-presidentit Fadil Vokrri. KE shqyrtoi edhe kërkesat dhe parashtresat drejtuar këtij organi.