KB Rahoveci njofton për biletat e gjysmëfinales, ky është çmimi i tyre

Biletat për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pritet të dalin sot në shitje në orën 21:00.

Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e Rahovecit, të cilët janë organizator të ‘Final 8’, shkruan Gazeta Olle.

Çmimi i biletave pritet të jetë 2.50 euro, ndërsa për ndeshjen finale pritet të kushtojë 3 euro.

Gjysmëfinalja e parë tashmë veq dihet e Kupës së Kosovës, ku pritet të takohen, Peja dhe Rahoveci.

Kurse, gjysmëfinalja e dytë mësohet sot pas takimeve: Bashkimi – Feronikeli e Prishtina – Ylli./Gazeta Olle

NJOFTIMI I FUNDIT 🚨BILETAT 🎫 për gjysmëfinale dalin në shitje SONTE nga ora 21:00 ⏰Çmimi i tyre është 2.50 € ( dy…

Gepostet von KB Rahoveci am Mittwoch, 12. Februar 2020