KB Prishtina me lehtësi arrin fitoren e radhës

KB Prishtina ka shënuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në basketboll.

Prishtinasit sot mposhtën 105:70 KB Lipjanin në udhëtim, shkruan Gazeta Olle.

Dardan Berisha, shkëlqeu në këtë takim duke shënuar 29 pikë, kurse 21 të tjera i shtoi basketbollisti nga Bosna, Aligodzic.

Kurse te vendasit e Lipjanit janë dalluar dyshja amerikane, Stuckey me 26 pikë dhe Jenkins me 23 të tjera.

Ishte kjo fitorja e katërt pas pesë takimeve për Prishtinën kurse Lipjani mbetet vetëm me një fitore këtë edicion.