KB Prishtina e pandalshme në Evropë

Z Mobile Prishtina ka shënuar fitore të madhe në FIBA Europe Cup, duke e mposhtur në udhëtim Steauan e Bukureshtit me rezultat 81:87.

Skuadra nga Kosova, ka arritur të regjistrojë edhe fitoren e dytë në grupin B, duke e mundur tani Steauan.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë, me vendasit që arritën ta fitojnë me rezultat 21:19.

Në çerekun e dytë pamë një Prishtinë shumë të organizuar, me mbrojtje të fortë dhe sulm efikas, gjë e cila solli edhe rezultat, për të fituar këtë çerek me rezultat 15:24, për rezultatin e përgjithshëm 36-43.

Vendasit arritën të organizohen në çerekun e tretë, për ta fituar me rezultat 24:11.

Fituesi i këtij takimi u përcaktua në çerekun e fundit.

E ky çerek, i takoi skuadrës nga kryeqyteti i Kosovës, të cilin e fitoi me rezultat 24:33, për fitoren e dytë në dy ndeshje në FIBA Europe Cup.