KB Peja e mbyll me fitore fazën e grupeve të Ligës Ballkanike

Skuadra e Pejës e ka mbyllur ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën Ballkanike me fitore.

Sot, ‘Shqiponjat’ shënuan fitore, 84-73 ndaj Ibar Roxhajës, shkruan Gazeta Olle.

Peja nga tetë ndeshje, ka pesë fitore dhe tri humbje, duke përfunduar e dyta.

Më i merituari në këtë fitore ishte Richard Jackson me 20 pikë e 13 kërcime.

Ibar Rozhaja ka tri fitore dhe katër humbje. Sfidën e fundit do ta ketë ndaj Rahovecit të enjten.