Katër zyrtarisht, disa në prova, e disa pritet të firmosin së shpejti

Futbollistët nga Kosova po kërkohen me të madhe në këtë afat kalimtar nga skuadrat e Shqipërisë.

Dhjetëra lojtarë nga Kosova janë përmendur se mund të transferohen në Shqipëri gjatë kësaj ‘merkatoje’, transmeton Gazetaolle.com.

Zyrtarisht deri më tash në elitën e futbollit shqiptar janë transferuar: Qemail Elshani Feronikeli – Partizani, Ylber Ramadani Drita – Partizani, Samir Sahiti Trepça ’89 – Bylis dhe Dardan Çerkini Drita – Flamurtari.

Nesër të zyrtarizuarve pritet tu shtohet edhe Besnik Krasniqi që do të kalojë të Flamurtari.

Kujtojmë se disa lojtarë janë ende duke u testuar në Shqipëri, e disa të tjerë pritet që të transferohen pa prova gjatë kësaj jave. /Olle