Katër trajnerët e mirënjohur në listë për ‘timonin’ e Prishtinës (FOTO)

Dy kroat, një boshnjak dhe një malazez – të gjithë emra të njohur në vendet e tyre janë pjesë e listës së ngushtë të drejtuesve të klubit më të trofeshëm kosovar, Prishtinës, për të marr drejtim e skuadrës.

Asanovic sa ishte në pozitën e drejtorit sportiv të Dunajska Streda

Më i njohuri padyshim është ish-futbollisti fitues i medaljes së bronztë në kampionatin botëror “Franca ’98” me Kroacinë, Aljosa Asanovic. Asi kroat ka qenë ndihmëstrajner i Kombëtares së Kroacisë (2006-2012) si dhe i Lokomotivës së Moskës (2012-13), kurse së fundi ka qenë drejtor teknik i skuadrës hungareze nga Sllovakia, Dunajska Streda, shkruan Telegrafi.

Asanovic sa ishte pjesë e kombëtares së Kroacisë si futbollist

Pastaj, në listë pas Asanovicit vije ish-trajneri i Shkëndijës së Tetovës, boshnjaku Bruno Akrapovic.

Akrapovic sa ishte si trajneri i Shkëndijës nga Tetova

Në listën e klubit kryeqytetas është edhe malazezi ‘Miki’ Miodrag Vukotic, trajner ky që në edicionin e sapo përfunduar ka shpallur pas shumë vitesh kampion të Malit të Zi, skuadrën më të njohur të këtij vendi, Buduçnost. Ish-futbollisti i Milanit të Italisë i huazuar në Empoli, ka udhëhequr edhe skuadrën e dytë nga Podgorica, Mladost.

Vukotic, trajneri që shpalli kampion pas disa viteve Buducnostin në Mal të Zi

I fundit në listë është kroati, Branko Karacic, ish-futbollist i Hajdukut të Splitit dhe shumë skuadrave evropiane i cili poashtu ka udhëhequr shumë skuadra boshnjake e kroate duke filluar nga NK Zagreb, Osijek, Slaven Belupo, Cibalia, Shibenik dhe dy skuadrat e njohura kroate të Bosnjë e Hercegovinës, Shiroki Brijeg dhe kampionët e shumëfishtë, Zrinjski. /Telegrafi/

Karacic ka drejtuar shumë skuadra të njohura kroate