Katër sulmet më të forta të vjeshtës në Superligë

Feronikeli, Llapi, Trepça ’89 dhe Liria janë skuadrat që kanë shënuar më së shumti gola në këtë pjesë të edicionit të Raiffeisen Superligës.

Feronikeli ka shënuar 26 herë, Llapi e ka gjetur rrjetën 23 herë, ndërsa Trepça ’89 dhe Liria nga 21 herë.

Nëse duam të gjejmë një befasi mes gjithë kësaj, atëherë interesant është fakti se dy prej katër skuadrave më efikase të vjeshtës, janë ekipe që kanë hyrë këtë edicion në Superligë, Llapi dhe Liria. /Olle