Katër lojtarë të skuadrave kosovare në TOP-10 të Ligës Ballkanike

Mesjava ka qenë e suksesshme për Bashkimin dhe Pejën, që shënuan fitoret e radhës në Ligën Ballkanike – grupi B.

Fitoret e tyre nga Levski në shtëpi dhe Teodo e Tivatit në udhëtim, u shpërblyen me përfshirjen e katër bashketbollistëve në top-10 nga Liga Ballkanike.

1.Marcel Jones(Bashkimi) – Alo-qendrës amerikane të Bashkimit i ka takuar epiteti i lojtarit më të mirë të javës pasi ka qenë më i dalluari në fitoren e prizrenasve ndaj Levskit. Jones u dallua me 28 pikë,8 vjedhje të topit,6 kërcime si dhe 3 asistime. Jones kishte një përqindje fantastike për 2 pikë,duke luajtur me një përqindje 84.6%,dhe me plot meritë i ka takuar epiteti i lojtarit të javës.

3.Tay Waller(Bashkimi) – 25 pikë,5 kërcime,4 asistime

4.Drilon Hajrizi(Peja) – 19 pikë,9 kërcime,7 asistime

7.Nenad Delic(Peja) – 19 pikë,7 kërcime,3 asistime