Katër ekipe nga Shqipëria kërkojnë Elshanin

Se futbollistët kosovarë po bëjnë karrierë në Shqipëri dhe i shohin ekipet e Superiores si një trampolinë për në Evropë, kjo nuk përbën më ndonjë risi.

Shumë drejtues klubesh e kanë ndjekur edhe finalen e ‘Digitalb’ Kupës në Kosovë, ku kanë vëzhguar një sërë futbollistësh. Ai që ka rënë më shumë në sy ka qenë Qemal Elshani, mesfushori me tipare sulmuese, i cili jo vetëm që organizon lojën, por edhe shënon.

Numri 10 i skuadrës së Feronikelit, që fitoi të dy trofetë këtë sezon në Kosovë, edhe kupën, edhe kampionatin, po kërkohet nga Kukësi, Laçi, Vllaznia, por edhe Flamurtari ka dëshirë ta ketë në radhët e veta. Para pak ditësh, vetë Elshani deklaronte: “Nuk është vetëm Kukësi i interesuar për mua. Janë edhe disa klube tjera, që kryesisht luajnë në Ligën e Evropës”, ka deklaruar Qemail Elshani për mediat në Shqipëri.