Kategoria Superiore nis me 3 qershor, ky është reagimi i fundit i Armando Dukës

Janë bërë sot 60 ditë që nga dita e pezullimit të futbollit kosovar nga Qeveria e Kosovës si shkak i përhapjesë së pandemisë së koroanvirusit.

Por situatë më ndryshe qëndron në rajon por edhe në Evropë ku kjo situatë ka filluar të sqarohet pasi kampionatet në shumë vende tashmë vetëm kanë një datë për rifillim, shkruan Gazeta OLLE.

Ndërsa datë zyrtare sot ka dhënë edhe FSHF të cilët kanë arritur marrëveshje për rifillim të Kategorisë Superiore me 3 qershor.

Lidhur për këtë ka reaguar edhe Presidenti i FSHF-së, Armando Duka.

“Të dashur miq. Sot zhvillova një mbledhje me Presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore, ku diskutuam mbi kalendarët dhe protokollin mjekësor për rifillimin e futbollit. Pas diskutimeve konstruktive vendosëm të rifillojmë Kategorinë Superiore në datë 3 qershor. Një fillim i mbarë për të rikthyer normalitetin pas një kohe të vështirë që kaluam të gjithë bashkë”, ka shkruar Duka.