”Katastrofë” për Arsenalin, ylli i skuadrës pëson lëndim dhe largohet nga loja

Jack Wilshere ka pësuar një tjetër lëndim në ndeshjen e sontme ndaj Chelseat.

Mesfushori anglez startoi në këtë ndeshje si kapiten i skuadrës në kuadër të Carabao Cup, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Por, Wilshere u detyrua të largohej nga loja vetëm pas një ore lojë si pasojë e një lëndimi.

26-vjeçari duket se pësoi një lëndim në këmbën e tij.

DTK10elWsAAW5_F

Pas intervenimit të stafit mjekësor, u vendosë që Wilshere të largohej nga loja.

Ai u zëvendësua me Mohamed Elneny. /Gazeta Olle/