Katastrofë nga Arlind Ajeti, përjashtohet në minutën e 26 kundër Taulant Xhakës

Arlind Ajeti, është ndëshkuar me karton të kuq, në ndeshjen e sotme që Grashopers, ekipi ku ai aktivizohet ka luajtur kundër Bazelit, për kampionatin zvicerian.

Mbrojtësi kuqezi, ka parë kartonin e parë të verdhë në minutën e tretë të takimit, ndërsa i dyti ka ardhur në minutën e 26-të, pas një faulli që shkaktoi jashtë zone.

Në momentin që ai është ndëshkuar, rezultati ishte 0-1.

Pasi Ajeti ka dalë nga fusha e lojës skuadra e tij pësoi dhe golin e dytë nga klubi ku luan Taulant Xhaka.

Të dy lojtarët e nisën titullarë këtë përballje “derbi” kundër njëri-tjetrit.