Katari vjen me një vendim për alkoolin gjatë Botërorit 2022

Zyrtarët e Katarit kanë konfirmuar se do të ndalohet përdorimi i alkoolit në vende publike, gjatë Botërorit të vitit 2022.

Vendimi i cili nuk ka gjasa të jetë mirëpritur nga tifozët e huaj, mund të zgjerohet edhe më shumë duke e ndaluar edhe në stadiume.

Një zyrtar i lartë i Komitetit Suprem në Katar, Hassan Al-Thaëadi ka treguar vendimin e lartpërmendur, transmeton indeksonline.

“Nuk do të ketë konsumim të alkoolit në rrugë, sheshe dhe në vendet publike, dhe kjo është përfundimtare,” tha ai, sipas AFP.

“Disponueshmëria e alkoolit gjatë turneut do konform me zakonet dhe traditat tona. Personalisht, jam kundër dhënies së alkoolit në stadiume.

“Qëllimi ishte për të ngushtuar konsumin në vende të caktuara, larg nga hapësirat publike.”

Edhe pse alkooli nuk është i paligjshëm në Katar, shitja dhe konsumi janë të kontrolluara shumë, dhe kjo është e ndaluar për të pirë alkool në publik ose të dalësh i dehur jashtë.

Shtetasit e huaj që jetojnë atje mund të aplikojnë për leje të veçantë duke i lejuar ata për të pirë alkool, ku hotelet mund të shërbejnë pije alkoolike.