Kastrioti në finale

Kastrioti i Ferizajt është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovë në hendboll, në konkurrencën e femrave, pasi që e mposhti me rezultat 46:40 (21:19) Shqiponjën nga Gjakova.

Ferizajaset në finale e presin fituesen e takimit në mes Istogut dhe Prishtinës.

Xhavit Morina, trajner i Kastriotit, është optimist se do ta mbrojnë trofeun e kupës.

Finalja do të zhvillohet nesër në orën 14.30 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Loading...