Kastrioti fillon në tetor me ndeshje evropiane

Kastrioti i Ferizajt e përfaqëson Kosovën në Kupën Sfiduese (Challenge Cup) për hendbollistë.

Kastrioti është fitues i Kupës së Kosovës dhe ka pasur edicion të suksesshëm edhe në Evropë.

Sukses tjetër kërkon në edicionin 2019\2020. Gara në Kupën Sfiduese fillon prej raundit të dytë, ndërsa ndeshjet luhen më 5\6 tetor dhe 12\13 tetor. Shorti tërhiqet më 16 korrik, ndërsa Kastrioti është në mesin e skuadrave bartëse në short.

Kështu kundërshtarë të mundshëm të KH Kastriotit në Kupën Sfiduese janë: H71 (Ishujt Faroe), Pas Aeropos Edessas (Greqi), Dynamo-Victor (Rusi), Kaerjeng (Luksemburg), Sloga Doboj (Bosnje), Drammen (Norvegji), Odessa (Ukrainë), Holon Yuvalim (Izrael), IFK Helsinki (Finlandë), Granitas-Karys (Lituani), Dukla Praha (Çeki), Livingston (Britani e Madhe), Dudelange (Luksemburg), Vogoshqa (Bosnje), Kauna Azuolas (Lituani), Sokol Nove Veseli (Çeki).