Kastriot Rexha sqaron zënkën me bashkëlojtarin e tij

Feronikeli sot ka fituar 1:0 në udhëtim te Vushtrria në kuadër të xhiros së 11-të në Superligë

Por një skenë e dy lojtarëve të Feronikelit, Rexha – Da Silva, ka lënë shije të hidhur në kampin e “Niklit”, përcjellë Gazeta Olle.

Dy futbollistët e lartë cekur kanë pasur një zënkë gjatë ndeshjes së sotme.

E sulmuesi Rexha për “Gazeta Blic” ka sqaruar gjitha arsyet pse ka ardhur deri te zënka.

Jo nuk është kurgjo ajo, ndoshta ka ndodhur nga ngarkesa për fitore – pozita në të cilën jemi në tabelë edhe presioni të cilën kemi pas mbas këtyre tre ndeshjeve pa fitore e ka bë te vetën. Mirëpo këto janë gjëra që ndodhin edhe në ligat më të forta të botës, andaj e rëndësishme është fitorja dhe debatet e këto janë gjëra që ndodhin”, tha fillimisht Kastriot Rexha.

Më pas ‘bomberi’ i Superligës tha se ka folur me bashkëlojtarin, Da Silva pas ndeshjes dhe gjithçka iu është kthyer normalitetit.

“Po, kemi diskutuar pas ndeshjes dhe e kemi qartësuar situatën dhe gjithçka iu është kthyer normales”, përfundoi Rexha.