Kastriot Rexha – Drita, ky është lajmi i fundit

Drita ka nisur fuqishëm mobilizimin për sezonin e ri ku ka vazhduar kontratën me shumicën e futbollistëve si dhe ka transferuar dy lojtarë deri më tani.

Njëri prej futbollistëve që ende nuk dihet a do të vazhdojë me kampionin apo jo është sulmuesi, Kastriot Rexha.

Por siç merr vesh futbollikosovar.com, dita e sotme dhe e nesërmja janë vendimtare se a qëndron apo jo.

Sezonin që lamë pas ish-sulmuesi i Besës ka shënuar 13 gola.

kastriot rexha

Sulmuesi ka kërkuar rritje të ndjeshme page dhe kjo është arsyeja pse nuk është rinovuar deri më tani.

Mbetet të shihet se a do të lëshojë pe kryesia e klubit gjilanas dhe a do t’ia plotësojë kushtet Rexhës për të cilin ka interesim edhe nga shumë skuadra.