Kastrati: Nuk mund ta përshkruajë ndjenjën që ma dhuron fanella e Kosovës

Lirim Kastrati nuk ka mundur të përshkruajë ndjenjën që ia dhuron fanella e Kosovës.

Sulmuesi i talentuar që paraqitet në radhët e Lokomotivës së Zagrebit, është në mesin e lojtarëve të fundit që ka zgjedhur të veshë fanellën e Kosovës.

20 vjeçari që këtë sezon në futbollin kroat ka shënuar shtatë gola, ka thënë se të luajturit për vendin tënd të jep një ndeshje të veçantë.

“Duke luajtur për vendin tuaj është diçka e veçantë”, ka deklaruar Kastrati për ‘100posto’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë nuk mund ta përshkruaj atë ndjenjë, dhe unë jam veçanërisht krenar për faktin që kam qenë lojtari më i ri në skuadër”.

“Ne kemi një ekip shumë të ri e me plot lojtarë të mirë dhe unë mendoj se ne mund të shkojmë vërtetë larg”.

“Me kalimin e kohës, ne do të jemi gjithnjë e më të fortë”