Kastrati dhuron spektakël, shënon dy super-gola në fitoren e Lokomotivës

Lirim Kastrati ka dhuruar spektaklë sot në takimin miqësore te Lokomotiva Zagreb.

Në miqësoren ndaj Istrës, që Lokomotiva e fitoi me shifrat 3-1, të tre golat mbanin firmën e futbollistëve shqiptarë, shkruan Gazeta Olle.

Kastrati, si fillim barazoi rezultatin në minutën e 9-të në 1-1.

Kurse, pak minuta më pas Uzuni i Shqipërisë kaloi në epërsi Lokomotivën.

Ndërsa, në fundin e pjesës së parë, ishte përsëri Kastrati me një solo aksion që ndëshkon përsëri skuadrën kroate.

Kjo përballje ishte e vlefshme në kuadër të një turneu miqësor të zhvilluar mes skuadrave kroate të quajtur “Arena Cup”, ku Lokomotiva e Zagrebit zuri vendin e 3-të, duke fituar medalje bronzi.