Kasatkina – Goerges, shpallet fituesja e Kremlin Cup

Sot është zhvilluar finalja e Kremlin Cup në Moskë ndërmjet ruses, Daria Kasatkina dhe Julia Goergesit.

Tenistja gjermane, Julia Goerges e ka fituar këtë finale pa asnjë problem, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Goerges, e cila renditet e 27-ta në ranglistën botërore, e fitoi këtë përballje me rezultat, 2:0 ndaj Kastakinas, e cila renditet e 28-ta.

Ky ishte titulli i tretë i WTA-s për Goerger dhe i pari që nga viti 2011, pasi përfundoi tri herë në vendin e dytë këtë sezon.

DMrGnMZWAAE3oKV

Kjo fitore do ta vendosë atë në top 20 vendet e para.

Goerges e arriti këtë fitore për një orë e gjashtë minuta dhe kjo ishte fitorja e saj e tretë në pesë takime ndaj Kastakinas.

”Kam punuar shumë për këtë moment. Jam e lumtur dhe e emocionuar për këtë sukses”.

”Por, ky sukses nënkupton shumë për mua”, tha Goerger pas finales. /Gazeta Olle/

DMrHdO8X0AE9gcO