Karateisti kosovar, i bronztë në Kampionat Ballkanik

Karateja kosovare vazhdon t’i radhisë sukseset në garat ndërkombëtare.

I fundit që e bëri krenare Kosovën fundjavën që shkoi ishte Ylli Cenaj, i cili e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik U-21 të karatesë në kategorinë 67 kilogramë, që po mbahet në Mal të Zi.

“Bravo Ylli, gjithmonë krenare me garuesit e klubit të karatesë Ippon”, ka shkruar trajnerja e tij, Shqipe Zogiani në llogarinë e saj në rrjetin social, “Facebook”.

Ylli e ka kaluar rrethin e parë pasi e ka mposhtur rumunin Daniel Andrei Cruceru, ndërsa në atë të dytë ishte më i mirë se boshnjaku Adis Halilovic.

Në rrethin e tretë ai e mposhti turkun Deniz Muratcan dhe kjo fitore ia siguroi medaljen e bronztë, edhe më pas u mposht në luftën për t’u shpallur kampion ballkanik.

Image