Karateisti i njohur ndahet me Federatën e Karatesë së Kosovës, do ta ndërrojë shtetin!

Karateisti i njohur, Orges Arifi, nuk do të garojë më nën ombrellën e Federatës së Karatesë së Kosovës.

Përmes një statusi të gjatë ai ka konfirmuar largimin, ndërsa nuk ka bërë të ditur arsyet, raporton Gazeta Olle.

Arifi, që është bursist olimpik i Komitetit Olimpik të Kosovës ka shkruar se shpejt do ta bëjë të ditur vendimin se cilin shtet do ta përfaqësojë në vazhdim.

Ai ka edhe pasaportë të Shqipërisë.


Postimi i plotë i Orges Arifit

Të nderuar,
Ju njoftoj qe nga dita e sotit nuk jam garues i Federates se Karatese te Kosoves. Ditëve në vijim do ta bej te ditur se per cilin shtet do te garoj.
Pas 4 viteve te mrekullushme me shume suksese te arritura dhe shume sfida, nga sot perfundon epoka ime si garues i Kosoves.Arsyet jane te shumta per nje vendim te tille të vështirë per mua, por do ta informoj diteve ne vazhdim opinonin pet kete vendim timin.
Ndihem krenar qe si garues i deritanishëm i Kosoves qe i kam mbrojtur ngjyrat e flamurit me shume nderë ku kam arritur te fitoj shumë medalje dhe tituj. Fitova medaljen e parë evropiane ne historinë e karatese kosovare.
Gjithashtu isha fitues i Kupes Boterore per U21 dhe fitues i 3 medaljeve ballkanike per seniore dhe kontribues i dy medaljeve evropianr ne ekipore per regjione. Me rezultatet e ar ritura ne vitin 2016 isha i pari ne renditjen boterore ne WKF per U 21, dhe tash e sa kohe jam ne top 50 ne renditjen botërore te seniorëve.
I falenderoj te gjithe ata qe ishin afer meje ne suksese dhe deshtime, gëzime dhe hidhrime.
Falenderim per Klubin e Karatese Ippon Prishtine dhe treneren Shqipe Zogiani. Falenderoj gjithashtu të gjithë shoket e reprezntacionit me të cilët kemi kaluar shume kohe te mrekllushume se bashku me(Herolind Nishevcin, Alvin Karaqi, Elhami Shabani, Blodin Pakashtica, Durim Haziri, Ylli Cenaj, Astrit Halimi dhe Tahir Ajvazi) e shume te tjere mirpo me këta kemi qene pothujse gjithmone se bashku ne keto vitet e fundit.
Shfrytzoj rastin ta falenderoj bordin e Komitetit Olimpik te Kosoves per perkrahje te pa rezerve por edhe qe gjithmone ma me dolen ne mbrojtje duke çmuar kontribitin tim dhe te arriturat e mija ne karate.
Falenderoj per mirekuptim z. Ismet Krasniqi.

Me respekt
Orges Arifi