Kaq zgjati seria e fitoreve të Interit, Juve merr kreun

Interi ka pësuar humbjen e parë këtë stinor në Serie A.

Klubi zikaltër është mposhtur në shtëpi nga skuadra e cila po dominon Serien A tash e disa vjet, Juventus, shkruan Gazeta Olle.

Zonja e Vjetër nga Torino triumfoi 2:1 në San Siro. Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala shënuan për Juventusin, ndërsa golin e vetëm të vendasve e realizoi Lautaro Martinez nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas kësaj fitoreje, Juve ka marr kreun e renditjes në Serie A me 19 pikë, një më shumë se Interi. /Gazeta Olle/