Kaq para kërkon Skënderbeu për Fidan Alitin

Duket se për mbrojtësin kosovar te Skënderbeu, Fidan Alitin, nuk ka asnjë zhvillim të ri dhe gjithçka ka ngelur në atë pikë ku ishte para mbylljes së sezonit.

Dukshëm Hammarby ka bërë një hap pas, sepse nuk përmbushte dot kërkesat financiare të klubit bardhekuq, raporton “Panorama”.

500 mijë euro ishte kërkesa e Skënderbeut që trembi ekipin e Hammarbyt dhe bëri që të ndërpriste bisedimet me Alitin.

Tashmë është Malmo ekipi i interesuar për shërbimet e mbrojtësit kosovar të Skënderbeut që gjithnjë e më shumë është me valixhe në duar, transmeton Gazeta Olle.