Kaq është paga e Aaron Ramseyt në Juventus

Aaron Ramsey ka nënshkruar kontratë me Juventusin dhe do t’i bashkohet nga vera.

Nga ky fillim i vitit, Ramsey futej në 6 muajt e fundit të kontratës me “topçinjtë”, dhe kështu i lindte e drejta për të hyrë në bisedime me një ekip tjetër, dhe të firmoste një parakontratë, transmeton Gazeta Olle.

Siç raportojnë nga Torino, Juve ka firmosur me Ramseyn për 4 sezone. Ndërkohë, është BBC në Angli, që shkruan se ai ka firmosur, për një shumë të majme, prej 450 mijë euro në javë, e që në vit mund të përkthehet në mbi 10 milionë pagë.