Kaq do të paguhet Karikari në Partizan

Partizani është në negociata për të sjellë në skuadër futbollistin ganez Kwame Karikari.

Sikurse newsport.al ka raportuar pak ditë më parë më lidhje me këtë situatë, tashmë palët pritet që të marrin një vendim përfundimtar ditën e sotme.

Nuk do të jetë aspak e lehtë për ta sjellë 26 vjeçarin në Tiranë, por që bisedimet vazhdojnë dhe gjithçka mund të mbyllet me sukses, transmeton Gazeta Olle.

Një detaj shumë i rëndësishëm është rroga e futbollistit, ku tek Partizani ofrojnë deri në 8 mijë euro në muaj, përfshirë edhe bonuse të tjerë.

Karikari, aktivizohet me skuadrën e Neftçi Baku, ku këtë sezon ka luajtur në 8 ndeshje dhe prej tyre ka arritur të shënojë 2 gola.