Kapllani, bomber edhe te Elversberg

Thonë që klasi nuk bëhet ujë, dhe Edmond Kapllani e vërteton dicka të tillë duke treguar se pavarësisht viteve që kalojnë, nuk harron të bëjë atë që di më mirë, shënimin e golave.

Ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, që aktualisht militon në Regionalliga, Kategorinë e katërt të futbollit gjerman, ishte sërish protagonist në takimin e fundit të skuadrës së tij Elversberg ku vulosi fitoren 0-2 në fushën e skuadrës së dytë të Kaizerslautern.

Në minutën e 90 të takimit, Kapllanit i mjaftoi një krosim nga e majta për të bërë më pas gjithckamë së miri, me stopimin perfekt dhe një parabol që la të shtangur portierin kundërshtar duke cuar topin në rrjetë.

Një ekzekutim për duartrokitje ky i 34 vjecarit që demonstron se ruan instiktin prej bomberi edhe në perëndimin e një karriere për tu vlerësuar brenda dhe jashtë vendit.

Në këtë sezon të Regionalligas Kapllani ka shënuar 10 gola, duke ndihmuar skuadrën e tij Elversberg që të kryesojë klasifikimin e vetme me një distancë komode prej 4 pikësh ndaj ndjekësve më të afrërt të Waldohlf.