“Kapja” e Drenicës nga Feronikeli, kryetari i kuqezinjve nuk mohon afërsitë me Ramajn

Ditë më parë Gazeta Olle raportoi ekskluzivisht rreth kryesisë së re të Drenicës, që është dorë e zgjatur e kryetarit të Feronikelit, Naser Ramaj.

Kryetari i ri i Drenicës, Ragip Veseli, është anëtar i bordit te Feronikeli.

Ai ka thënë për “Blic” se Feronikeli nuk e ka kapur Drenicën, por duke mos mohuar afërsitë me Ramajn.

“Drenica falë donatorëve solidë, njerëzve vullnetmirë dhe komunës ka arritur dhe po arrijnë të mbahet mirë, dhe për ketë kemi detyrim të madh ta shtyjmë tutje drejt sukseseve, dhe këtu s’kemi të bëjmë asgjë me Feronikelin”.

“Investimet në klubin ‘FC Drenica’ vijnë zyrtarisht në vija te shëndosha financiare ku zyrtarizohet çdo investim nga cilado kompani -përmes llogarive pasqyrohet drejt dhe me raporte financiare për të cilat janë te hapura, andaj me këtë rast do ta falënderoja secilin prej tyre të cilët po ashtu dhe më kanë besuar edhe detyrën e menaxhuesit të klubi”, deklaroi ai. /Gazeta Olle/