Kapiteni motivon skuadrën

Kapiteni i Prishtinës, Driton Krasniqi, iu ka kërkuar përqëndrim maksimal shokëve të skuadrës në prag të ndeshjes ndaj Sivassporit.

“Mendoj se do të përballemi me një ekip të jashtëzakonshëm. Duhet të japim maksimumin, te luajmë me disiplinë dhe të jemi të përgjegjshëm”, deklaroi Krasniqi për sajtin zyrtar për Prishtinës.

“Lojën në ajër e kanë shumë të fortë, janë të fuqishëm dhe teknik. Duhet të japim maksimumin për të dhënë krejt çfarë duhet për një rezultat të mirë”, shtoi ai. /Olle