Kapiteni i Prishtinës: Po na vjen era ‘m..’

I frustruar me gjendjen e fushës në Podujevë, është shprehur kapiteni i Prishtinës, Driton Krasniqi.

Ai tha se Prishtina ka luajtur në një fushë me ‘m..'”Ata njerëz që lejuan të luhet kjo ndeshje duhet me i futur në burg. Marre është për futbollin e Kosovës të luhet një lojë në një fushë me ‘m..’. Po më vjen era kanalizim. Gjyqtari Besfort Kosumi, mbahet si më i mirë në Kosovë. T’i vijë turp se si lejojë që të luhet loja”, ka thënë Driton Krasniqi për Gazetën ‘Olle’.

Sipas tij, lojtarët në fushë sot kanë qenë me fat. “Sot u rrezikua edhe karriera e lojtarëve. Për fat të mirë shpëtuam. Marre po më vije edhe që kjo ndeshje është transmetuar në televizion”, ka shtuar Krasniqi. Llapi – Prishtina përfundoi 2:1.