Kapiteni i Prishtinës ankohet për terrenin

Kapiteni i Prishtinës, Driton Krasniqi, thotë se skuadra e tij duhet të luftojë shumë që të marrin tri pikët në terrenin e papërshtatshëm të Istogut.

“Do të jetë shumë lojë e vështirë tu e marrë parasysh se Istogu lufton për ekzistencë, ndërsa ne trenin e fundit e kemi për kampion. Kanë mbetur edhe dhjetë lojë të cilat janë si finale për ne që duhet t’i fitojmë të gjitha dhe njëkohësisht të shpresojmë në gabimet e kundërshtarit. Pra, përveç se rival i vështirë, nesër pak do të jetë pengesë edhe terreni i vështirë, por ne shkojmë vetëm për rezultat maksimal”, ka thënë kapiteni i skuadrës, Driton Krasniqi për ‘prishtinafc.com’.