Kapiteni i Ferizajt: Lajmi për rikthim të futbollit kosovar e ka pritur secili futbollistë

Të gjithë janë me vesh e sytë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë, se a do të japin leje që të fillojnë përgatitjet e klubeve dhe të sportistëve të Kosovës. Gjithçka është dilemë!

Fillimi i përgatitjeve për klubet dhe sportistët e Kosovës, padyshim do të ishte edhe një fitore e madhe për sportin!
Kapiteni i klubit të futbollit Ferizajt, Dardan Çerkini, tha se kampionati do të jetë më ndryshe nëse vazhdon.

“Mendoj që kampionati do të jetë më ndryshe sa i përket cilësisë, por mendoj që duhet të shikojmë organet e shëndetësisë dhe ato të FFK-së, se çka do të vendosin, a do të jenë të gatshëm që të ofrojnë për sigurinë e lojtarëve”, tha Çerkini për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Lajm i mirë është që më në fund po rikthehemi aty ku e lamë, mendoj që secili lojtar e ka pritur këtë moment”, tha më etj ai.

Sa i përket Ferizajt tha: “Sa i përket Ferizajt mendoj që kryesia, shtabi teknik të fillojnë e të marrin masa për kërkesat e lojtarëve dhe të janë të gatshëm për fillimin e stërvitjeve. Ngaqë do të kemi vështirësi nga kjo pauzë e gjatë”.